Home Shqipëri
Trump përplaset me BE-në dhe NATO-n në Kosovë
Ushtria që po kërkon Kosova të formohet ka nxjerrë edhe një herë përplasjet ndërmjet administratës Trump me BE-në dhe NATO-n.
SHBA mbështet themelimin e ushtrisë ndërsa BE dhe NATO po e kundërshtojnë fuqishëm,shkruan albeu.com.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për t'i njoftuar me rezultatin e takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku është diskutuar edhe për nismën për krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Stoltenberg ka thënë se ia ka përsëritur edhe një herë kryeministrit Ramush Haradinaj se nisma për transformimin e FSK-së në ushtri është një veprim i paarsyeshëm dhe është kundër rekomandimeve të shumë aleatëve të NATO-s.

“Me Haradinajn diskutuam edhe për planin që të ecet përpara me transformimin e FSK-së në ushtri. Unë e theksova se një veprim i tillë është i paarsyeshëm dhe është kundër rekomandimeve të shumë aleatëve të NATO-s, dhe mund të ketë pasojë negative për perspektivën e Kosovës për integrim euroatlantik”, ka thënë sekretari gjeneral i NATO-së në një shkresë zyrtare të publikuar në faqen e NATO-s

Nga ana tjetër sërish zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka nënvizuar se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“BE-ja vazhdon të ndajë pikëpamjet e qarta të NATO-s se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Kocijançiq.

Por, Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett që u emërua nga administrata Trump ka qëndrim ndryshe. Ai ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për televizionin publik se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t'i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur".

Edhe Daut Haradinaj ka shprehur bindjen se SHBA mbështet ushtrinë e Kosovës. Tashmë është marrë edhe vendimi dhe ushtria do të themelohet në 14 dhjetor./albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Braçe thirrje Edi Ramës: Dërgo RENEA-n që të pastrojë rrugën nga këto kalamaj
Burg për korrupsion, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon dëmshpërblim
Shtrëngata dhe dëborë, surprizat që sjell moti nesër
Nuk ia "varën" studentët, Rama thumbon Bashën (VIDEO)
"Shqiptarët mbulojnë Londrën me kanabis", nami në mediat britanike

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media