Home Shqipëri
Pedagogët paralajmërojnë grevë urie: Merrni masa për dhunën ndaj studentëve
Dhuna e ushtruar ndaj studentëve nga Policia është gjykuar shumë rëndë nga Forumi për Lirinë Akademike.

Madje ata kanë paralajmëruar se pedagogët do të nisin një grevë urie nëse nuk merren masa për këto akte të rënda.

"Bejme me dije se nese nuk ndalohen aktet e dhunes dhe presionit ndaj studenteve dhe nese nuk ndeshkohen ushtruesit e kesaj dhune, ne pedagoget do te bejme thirrje per nje greve te pergjithshme te trupes akademike ne mbrojtje te studenteve tanë”, thuhet në këtë deklaratë.

Deklarata e plotë:

Forumi per Lirite Akademike po ndjek me shqetesim dhunen dhe presionin qe po ushtrohet ndaj studenteve nga forcat policore ne bashkepunim me administratoret qe po luajne rolin e komisareve politike sic e sanksionon ligji i arsimit te larte. Dje dhe sot, forca te shumta policore ne shkelje te hapur te ligjit kane hyre neper ambientet universitare duke dhunuar hapur studentet te cilet po ushtrojne te drejten e tyre kushtetuese duke protestuar per nje arsim cilesor si dhe per kushte me te mira jetese.

Vete ministri i rendit dhe policia e shtetit permes veprimeve dhe deklaratave te tyre po krijojne nje situate terrori ne universitete, qe, me gjithe anomalite demokratike te ketyre 28 viteve demokraci nuk ka ekzistuar ndonjehere qe prej viteve 90. Madje, edhe gjate protestave te viteve 90, policia e diktatures nuk ka ushtruar kurre dhune brenda ambienteve universitare.

Fatkeqesisht ne kete dhune te ushtruar ndaj studenteve nga forcat policore po marrin pjese edhe disa drejtues universitare te korruptuar te cilet shpresojne qe permes zellit per t’iu bashkengjtur dhunes policore ndaj studenteve te tyre te shpetojne lekuren dhe te ruajne privilegjet e veta. I bejme thirrje gjithe opinionit publik, kolegeve tane qe te solidarizohen me studentet ne mbeshtetje te kauzes dhe qendreses se tyre dinjitoze kunder dhunes policore.

Gjithashtu i bejme thirrje faktorit nderkombetar qe te reagoje ndaj kesaj situate te paprecedent. Bejme me dije se nese nuk ndalohen aktet e dhunes dhe presionit ndaj studenteve dhe nese nuk ndeshkohen ushtruesit e kesaj dhune, ne pedagoget do te bejme thirrje per nje greve te pergjithshme te trupes akademike ne mbrojtje te studenteve tane. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Laboratori i heroinës në Has, çfarë roli kishte i arrestuari i sotëm
Duma nuk kursehet për Braçen: Kapak pusete!
Kur Ristani i vidhte fitoren Ramës me kërkesë të Olldashit dhe si ia shpërbleu Lulzim Basha
Arrestohet 48 vjeçari, pjesë e bandës së Shijakut
Komunikonin me kode, 8 skifterët shqiptarë përfundojnë në pranga

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media