Home Shqipëri
"Duhet të largohet", Rama goditet edhe nga të vetët
Ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministrja e Jashtme Arta Dade është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga PS.

Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze.

Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, tha Dade në 5 pyetje nga Babaramo. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kryemadhi: Shumë shpejt shqiptarët do të mbetetn pa rroga
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare
Kryeministri i Holandës: Shqipëria, "JO" e madhe
Ngjela sfidon Francën për negociatat: I vogli Macron nuk i bën dot gjë Shqipërisë
Mediat italiane: Franca vë veton kundër çeljes së negociatave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media