Home Shqipëri
Bëhet e gjallë "Air Albania", AAC thotë se u certifikua: Ende asgjë për fluturimet
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri tha përmes një konference për shtyp se tashmë avioni i vetëm i Air Albania, pikërisht Airbus A319, i ka marrë të gjitha certifikatat e nevojshme për të kryer fluturime civile.

Sipas tij, avioni në fjalë është nën emërtimin "A319 Za Bel" në regjistrin e avionëve civilë ndërkohë që shtoi se është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë.

Avioni do të fluturojë me kodin ABN, ndërsa mirëmbajtja do të bëhet nga Turkish Airlines, e cila është aksionere tek kompania shqiptare.

Keri tha se avioni i "Air Albania" është gati për fluturime civile, megjithatë nuk dihet ende se kur realisht do të nisin fluturimet me pasagjerë pasi kompania nuk ka ende të paktën një ëebsite ku të shesë biletat. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Korçë, "Range Roveri" përplaset me autobusin
Turisti tmerrohet nga ajo çfarë shikon në rrugët e Shqipërisë, alarmon policinë (VIDEO)
EMRI/ Kamioni del nga rruga në malin e Tomorrit, vdes shoferi
Basha uron Pashkët nga Kisha e Laçit (VIDEO)
Kishte mbi 20 vetë brenda frugonit me 12 vende, policia ndëshkon dibranin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media