Home Shqipëri
Tre u arrestuan e një u shpall në kërkim, kush janë vrasësit e Kurtit
Vetëm një javë pas vrasjes së djalit të pasur të Tiranës, Jurgen
Kurtit, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen.

Për vrasjen e tij janë vënë në pranga tre persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Ajo që bie në sy është se autorët janë të tre të moshave të reja.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nisin prishjet e banesave në Shkozë, shoqërohen 2 persona
Juventusi mbi të gjithë, i vetmi ekip në Europë që s’ka pësuar disfatë
Ky është 9 vjeçari shqiptar më i zgjuar (VIDEO)
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media