Home Shqipëri
Basha: Po luftoj për jetë a vdekje
Sot ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje”. Është kjo një nga deklaratat më të forta që kreu i Partisë Demoratike bëri pas një takimi me kryesinë e kësaj force dhe ish-deputetët në selinë blu pasditen e së mërkurës. Kreu i opozitës ishte i ashpër me kundërshtarin politik të cilin e akuzoi se ka një skenar për të manipuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Në vend të zgjedhjeve të lira, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasjeje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij dhe në partitë e tjera të krijuara nga ai, për të dhënë fasadën e zgjedhjeve”.

Por Basha nuk u ndal me kaq. Ai përmendi me emra të përveçëm kandidatë të Partisë Socialiste për disa bashki të vendit të cilët i etiketoi si “vrasës, përdhunues, trafikantë dhe droge.

“Kandidatë të zgjedhur nga banda e Abdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër, ku ka caktuar edhe kandidatin e PS, edhe kandidatin e Bashkimeve Profesionale të PS. Media është blerë me paratë e vjedhura shqiptarëve. Ka dramë më të madhe se sa mediat ti drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen? Vrasës si Ymer Lala, si biznesmen?!” – tha Basha.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Juventusi mbi të gjithë, i vetmi ekip në Europë që s’ska pësuar disfatë
Ky është 9 vjeçari shqiptar më i zgjuar (VIDEO)
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia
Dalin pamjet, si u kapën nga Njësia Speciale 2 personat që dyshohet që eleminuan Oliver Ivanovicin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media