Home Shqipëri
Politikani gjerman sfidon Ramën: Nëse padit Bild-in duhet të padisësh edhe BE-në
Artikulli i botuar nga gazeta më e madhe në Europë, gjermania ‘Bild’, ka shkaktuar një tërmet të vërtet në politikën e majtë në Shqipëri.

Deputetë të partisë së Edi Ramës kanë shkuar deri atje sa kanë kërcënuar gazetën se do t’i padisin në gjykatë.

Ndaj kësaj situate ka reaguar me ironi Këshilltari për politikat ekonomike dhe sociale pranë CDU-së, Martin Henze.

Duke folur për mundësinë e një padie ndaj ‘Bild’, Heinze shkruan se “Kjo do të jetë një sprovë interesante. Qeveria shqiptare mund të rekomandohet për të paditur të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, mes të cilëve BE dhe SHBA, sepse kanë folur shumë në lidhje me korrupsionin masiv të administratës së qeverisë Rama”.

Ja reagimi i plotë i Martin Henze

Demokracia: Qeveria e popullit, nga populli, për popullin

Një nga gazetat më të mëdha të përditshme të Evropës, Deutsche Bild, raporton mbi korrupsionin shtetëror në qeverinë shqiptare.

Partia qeverisëse ka publikuar sot se dëshiron të padisë gazetën. Kjo do të jetë një sprovë interesante. Qeveria shqiptare mund të rekomandohet për të paditur të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, mes të cilëve BE dhe SHBA, sepse kanë folur shumë në lidhje me korrupsionin masiv të administratës së qeverisë Rama dhe rritjes së trafikimit të drogës.

Z. Rama, bashkësia ndërkombëtare është e etur të dëgjojë ankesën tuaj ....

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bashkia e Tiranës paguan 5500 euro për një pishë sikur të ishte prej ari
Intervista/ Kadare rrëfen detaje, jeta studentore në Rusi dhe Helena
SMS e Veliajt për rivalin në garë Arben Skënderi: Njerëzit të lodhur me bllokime e sherre, duan debat qytetar
Skandaloze, policët që po punojnë jashtë orarit nuk paguhen
Policia jep detaje të tmerrshme për drejtuesin e mjetit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media