Home Shqipëri
Profil/ Kush është gazetari gjerman që rriti tensionet në Shqipëri (FOTO LAJM)
Kryetarja e Partisë Socialiste të degës Tiranë, Blerina Gjylameti pati një përplasje me nënkryetarin e LSI, Luan Rama, i cili citoi një artikull të gazetës gjermane “Bild” për situatën politike në Shqipëri Sipas Gjylametit, opozita ka paguar para për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të goditur ekonominë e turizmin.

“Në Shqipëri, askush nuk beson në vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë kryesorë janë një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të saj”, theksoi Gjylameti.

Vetë gazetari Peter Tiede, autor i shkrimit, në një postim në Facebook gjatë kësaj të mërkure shkruan se ka qenë vetë në Shqipëri. “Unë njëherë – diçka e shkruajta për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”.

Por kush është gazetari që rriti më shumë tensionet politike në Shqipëri dhe që qeveria vë në diskutim mbi vërtetësinë e fakteve që jep?

Ka lindur në vitet ’70, në Prignitz. Ka qenë i specializuar në punimin e drurit. Pas rrëzimit të Murit, ai nisi të bënte në Gjermani, atë që kurrë nuk donte të ishte më parë: gazetar!

Pas një trajnimi 2 vjeçar ( 1990-1992) në gazetën lokale Märkische Allgemeine Zeitung, punoi si redaktor lokal. Pastaj si gazetar hulumtues i pavarur, ndërsa në vitin 1997 mori çmimi “Guardian” për shtypin ditor.

Pas vitit 1997 punoi në revistën e lajmeve “Der Spiegel”, për dy vjet. Më pas konsulent dhe gazetar i pavarur. Pas kësaj eksperience u bë kryeredaktor në Potsdamer Neuesten Nachrichten. Në nga Marsi i vitit 2014 punon si korrespondent në BILD.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ky është 9 vjeçari shqiptar më i zgjuar (VIDEO)
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia
Dalin pamjet, si u kapën nga Njësia Speciale 2 personat që dyshohet që eleminuan Oliver Ivanovicin (VIDEO)
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik" (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media