Home Shqipëri
Kërkoni punë në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për të gjitha ata që janë të interesuar për punësim përmes vizës EB-3. Duke dhënë të gjithë këshillat përkatëse, ambasada shton se të interesuarit duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos bien pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta, që vijnë nga burime të tjera, por sipas saj, të gjitha informacionet e sakta gjenden në adresat e mëposhtme.

Njoftimi:

"Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në 👉 www.uscis.gov

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen"-njofton ambasada.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik"
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
SKANDALI/ Si 16 vjeçarja, nënë e 1 foshnje shiste trupin për 5 mijë lekë (VIDEO)
Horoskopi 16 tetor 2019, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje
Nga tmerret tek ekzekutimet pa gjyq, rrëfimi: Ju tregoj persekucionin 45-vjeçar ndaj familjeve patriotike të Vermoshit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media