Home Shqipëri
Balluku: Kur fillon pagesa për Tiranë-Durrës
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku reagoi sot pas shqetësimit që ka shkaktuar në publik plani i qeverisë për të bërë me pagesë të gjitha akset kryesore në vend duke e rënduar edhe më tepër situatën financiare të familjeve shqiptare.

Ministrja tha se Tiranë-Durrës nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë përpara se të bëhet autostrada me pagesë.

Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.

Autostrada Tiranë-Durrës është rruga e dytë që pritet që të bëhet me pagesë pas Rrugës së Kombit.

Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim cdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet.

Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik.

Të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë.

A është në fuqi oferta e grupit indian?
Nuk bëhet thjeshtë për zgjerim, por përmirësim të të gjitha kushteve. Ka pasur një propozim që po shikohet për t'u vlerësuar dhe nuk ka një propozim për pagesën.

Është e parëndësishme për momentin sa do të paguhet, pasi kjo do të ndodhë pas realizimit të projektit, përfundimit të garës, pas realizimit të projektit, një afat i largët.

A ka vija të kuqë për pagesën?
Janë dyl të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo...pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet.

Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port.

Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë.

Do të ketë trafik të garantuar për koncesionarin?
Nuk kemi arritur deri këto detaje, pasi akoma jemi te detajet teknike.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
SMS e Veliajt për rivalin në garë Arben Skënderi: Njerëzit të lodhur me bllokime e sherre, duan debat qytetar
Skandaloze, policët që po punojnë jashtë orarit nuk paguhen
Policia jep detaje të tmerrshme për drejtuesin e mjetit
Deputeti i PS-së nderon diktatorin, reagon PD
Vrenozi hap letrën e katërt për Ramën, e pabesueshme gjetja e tij (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media