Home Shqipëri
Skandaloze, policët që po punojnë jashtë orarit nuk paguhen
Një punonjës policie ka denoncuar mashtrimin e radhës së Ramës dhe vartësve të tij të bindur në Polici, që premtuan një rrogë shpërblim për punonjësit e policisë që marrin pjesën në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestave.

Punonjësi i policisë që kërkon të mbetet anonim shkruan se “efektivët e policisë të rolit bazë janë më të diskriminuarit në qeverinë Rama pasi punojnë jashtë orarit dhe NUK paguhen. Në protestën e 11 majit ky mashtruesi Rama u premtoj një rroge shpërblim punonjëseve të policisë që ishin të angazhuar me shërbim ate ditë por mashtruesi si gjithmone gënjeu nuk ua dha.”

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook që shkruan

“Punonjësi dixhital i policisë i dërgon mesazh Edvin Kristaq Mashtrimit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Ka rreth 7-8 muja qe kane vazhduar protestat ne unaz te re, tek kryeministria, tek parlamenti, bulevardi i ri. Keto protesta kane zbuluar shume vjedhje te bere nga qeveria rama si ajo e unazes se re e tjer e tjer. Por çeshtja eshte ketu se Lek i ka paguar ato punojs policie te rolit baze te aktivizuar me sherbim jasht orarit dhe me orare te zgjatura. Ponojsit e policise te rolit baze jane me te deskriminuarit ne qeverine rama pasi punojne jasht orarit dhe NUK paguhen. Zero Lek. Emagjino punojsit e policise qe cdo dite jasht orarit shkojn ne pune tek protesta e unazes se re dhe nuk paguhen.

Ne protesten e 11 majit ky mashtrusi rama u premtoj nje rroge shperblim punojseve te policise qe ishin te angazhuar me sherbim ate dite por mashtruesi si gjithmone genjeu nuk ua dha. I them rames burri ku pershtyne nuk lepine por ky mesa duket lepine dhe ate qe nuk thuhet pasi dhe ne fushaten e 2013 punojseve te policise u premtoj rrogen e 13 dhe kete premtim nuk e mbajti. Nuk kemi me shpres tek ky kryeminister me.

Dua tju them qe shume punojes policie nuk jane aktiv pasi nuk paguen dhe pse madhori i policise veliu ushtron presjon qe punojsit e policise te japin informacion per protesta dhe te bejn raporte qe te fusin sa me shum protestues ne burg. I them madhorit te rames (veliut) qe jepu ate qe meritojn punojseve te policise dhe lej presjonet se para 10 ditesh the lajmin se firmose shperblimet por lesht dhe shperblime. Shume shpejt do shohesh dhe punojsit e policise kur te dalin ne proteste dhe ti bashkohen protestuseve per shkak qe ne vend ti paguani i mbani me ore te zgjatura dhe i merni ne pune nga pushimi dhe nuk i paguani dhe me keq akoma ushtroni dhe presjon.'
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik"
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
SKANDALI/ Si 16 vjeçarja, nënë e 1 foshnje shiste trupin për 5 mijë lekë (VIDEO)
Horoskopi 16 tetor 2019, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje
Nga tmerret tek ekzekutimet pa gjyq, rrëfimi: Ju tregoj persekucionin 45-vjeçar ndaj familjeve patriotike të Vermoshit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media