Home Shqipëri
Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonië në pikëpyetje, Tusk nuk ka lajme të mira
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian duket se do të shtyjnë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht paralajmërimeve se vonesat e mëtejshme mund të minojnë përpjekjet reformuese pro-demokratike dhe stabilitetin në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

tusk


Komisioni Evropian rekomandoi muajin e kaluar që të hapen negociatat e anëtarësimit për të dyja vendet. Për këtë arsye, javën e ardhshme zhvillohet në Bruksel një samit nga ku liderët e vendeve anëtare të BE-së, do të diskutojnë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk – sinjalizoi të mërkurën se jo të gjitha vendet duan që Tirana dhe Shkupi të fillojnë negociatat tani.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, ku vlerësoi hapat e ndërmarrë nga ky shtet dy vitet e fundit.

“Por unë dua të jem i sinqertë me ju: jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin vendimin për hapjen e negociatave në ditët në vijim”, shtoi Tusk.

Tusk tha se hapja e negociatave të pranimit ishte në qendër të diskutimit të sotëm me Pendarovskin dhe theksoi se pyetja nuk është “nëse”, por “kur” do t’i jepet dritë jeshile Maqedonisë.

Kryetari i Këshillit të Evropës përgëzoi Pendarovskin për fitoren e tij muajin e kaluar dhe vlerësoi se mënyra e rregullt e zgjedhjeve dhe rezultati i tyre tregojnë stabilitetin institucional të vendit dhe orientimin euroatlantik.

“Zgjedhjet tuaja të fundit dhe udhëtimi juaj në Bruksel janë shumë simbolike dhe një burim shprese për vendin dhe rajonin tuaj”, tha Tusk.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas përgjimeve të "Bild"/ Basha: Dy trishtimet e mia të kësaj të hëne
Nesër Shqipëria merr lajmin për negociatat, çfarë pritet të ndodhë?
Artan Hoxha: Për Dibrën nuk ka vetëm prova në audio, ka dhe video
Nuk ndalet gazetari gjerman i "Bild": Do publikoj të tjera përgjime
Flet hapur ish-ministrja e Ramës: Dhe djemtë më esnafë të politikës kanë vjedhur vota

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media