Home Shqipëri
Rama: Nuk pendohem që zgjodha Metën president, do e bëja sërish
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar në fund të fjalë së tij me një mesazh keqardhje Ilir Metës, duke thënë se si “mik” dhe si “aleat”, Presidentit duhet ta lexojë më kthjelltësi vendimin e Parlamentit.

Rama ka thënë se nuk dorëzohet as si kryeministër, po as si qytetarë, për të pranuar atë që ai e quan fatalitet dhe pisllëk.

“Nuk dorëzohem as si kryeministër jo e jo, por as si qytetar nesër duke e pranuar si fatalitet maskarallëkun, pisllëkun dhe hajvanllëkun.

Unë e kam votuar Metën si President, gjithkush në këtë sallë ka bërë të njëjtën gjë, shumëkush më ka kritikuar në rrjetin tim social vazhdimisht më zhdëpin për zgjedhjen e tij, jo pak më kanë mallkuar dhe sa shfaqet Ilir Meta me ndonjë nga paudhësitë e veta më përvishen mua të gjithë.

Po të ktheheshim mbrapsht do bëjë prapë të njëjtën gjë, për shumë arsye që nuk është rasti ti rendis, por është rasti tu kujtoj se Meta u zgjodh president me votat e tij, votat tona e pengonin por nuk mjaftonin për të zgjedhur.

A e kam imagjinuar unë, jo? Por se do ta kthente këtë zgjedhje për të udhëhequr një plan çoroditës të orkestruar bashke me Saliun, jo këtë se kisha imagjinuar. Ka kaluar tej çdo imagjinate dhe nuk tolerohet, Ilir Meta e ka humbur të drejtën për detyrën vendi është parlamentar dhe Presidenti është garant i unitetit jo interpretuesi subjektiv i kushtetutës, u shpreh Rama.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
SKANDALI/ Si 16 vjeçarja, nënë e 1 foshnje shiste trupin për 5 mijë lekë (VIDEO)
Horoskopi 16 tetor 2019, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje
Nga tmerret tek ekzekutimet pa gjyq, rrëfimi: Ju tregoj persekucionin 45-vjeçar ndaj familjeve patriotike të Vermoshit
Aksion në Veri të Kosovës, kapen 2 persona të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media