Home Shqipëri
E BUJSHME/ Drejtuesit e Partizanit kërkojnë të blejnë klubin e njohur italian
Kur te Partizani po mendojnë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe sezonin e ardhshëm, në Itali po qarkullon një lajm jo pak i bujshëm. Klubin që zotërohet nga Lotito, Salernitanën kërkojnë ta blejnë dhe në listë janë dy shoqëri të ndryshme ku njëra prej tyre është shqiptare.

Është pikërisht drejtori i Partizanit, Olsi Rama ai i cili udhëheq këtë grup shqiptar në garën për të blerë klubin italian. Sipas asaj që raporton "salernogranata.it", Rama ka shfaqur interes për Salernitanën dhe kërkon që të sigurojë aksionet e klubit italian që arriti vetëm pak ditë më parë të mbijetonte në Serinë B.

Në lajm raportohet se faktor mund të bëhet edhe miqësia që presidenti Gamzent Demi ka me Luçiano Moxhin dhe ky i fundit mund të ndihmojë në tratativat për të blerë aksionet e klubit italian. Marrëveshja mes palëve, mendohet të mbyllet për një shumë që arrin në 16 milionë euro.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
SKANDALI/ Si 16 vjeçarja, nënë e 1 foshnje shiste trupin për 5 mijë lekë (VIDEO)
Horoskopi 16 tetor 2019, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje
Nga tmerret tek ekzekutimet pa gjyq, rrëfimi: Ju tregoj persekucionin 45-vjeçar ndaj familjeve patriotike të Vermoshit
Aksion në Veri të Kosovës, kapen 2 persona të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media