Home Shqipëri
Idajet Bejleri kërkon ç' regjistrim nga zgjedhjet, Zguri braktis mbledhjen
Në mbledhjen e sotme të KQZ po diskutohet për kërkesën e paraqitur pranë këtij institucioni nga Partia e Unitetit Kombëtar të drejtuar nga Idajet Beqiri, mbledhje e cila është shoqëruar me debate dhe diskutime për shkak të problemeve ligjore ende të paqarta që përmban një kërkesë e tillë.

Ishte nënkryetari i KQZ Denar Biba ai që insistoi që partia e Idajet Beqirit nuk mund të hiqte dorë nga zgjedhjet, pasi tashmë ishte regjistruar në fletën e votimit, dhe do të sillte kosto shumë të larta.

I vetmi që nuk votoi dhe u largua ishte kryetari i KQZ-së Klement Zguri, i cili tha se çdo diskutim pas botimit të dekretit të presidentit Meta në faqen zyrtare është i paligjshëm.

Pjesë nga debati mes Beqirit dhe anëtarëve të KQZ-së:

Beqiri: Kërkoj çrregjistrimin si subjekt zgjedhor. Kërkojmë të fshihet emri i partisë në fletën e votimit. Deri më sot nuk marrin asnjë fond nga ato qe ju përcaktoni per partitë politike, edhe për këto zgjedhje u përgatitëm me sakrifica. Dekreti i Metës na ka befasuar.

Një situatë e tillë ku nëpërkëmbet kushtetuta, na duket nje absurd. Institucionet po bien ndesh interesit te popullit. As nga pikpamja morale, fizike, financiare skemi me fuqi te ecim perpara me shpresën se po arrijmë diku. E konsideroj antikushtetues veprimin e Metës, në një vend tjetër presidenti do vizitohej psiqikisht.

Por i bashkohem vullnetit të partisë për tu çregjistruar, ne kemi 15 keshilltar bashkiak në gjithë Shqiperinë, jemi të detyruar të ndërmarrim këtë veprim.

Eridian Salianji: Nuk mund të tërhiqesh nga zgjedhjet. Kërkojnë të heqin emrin nga fleta votimit, çka do të bënte të bllokohej procesi. Nëse pranohet kjo kerkesë nuk ka kohë te bëhet votimi.

Beqiri: Nuk është hera e parë që bëhet tërheqje e tillë. Në 2017 jemi tërheq. ur dhe u kërkuam elektoratit të votonin PS. Kemi republikë kryeministrore, jo parlamentare. Në atë kohë ju erdhi mire qe u tërhoqem, sot iu vjen keq. Ne nuk pajtohemi me dekretin, jam i detyruar të ndjek vendimin e forumeve më të larta të partisë. Të gjithë u pajtuan qe e vetmja zgjidhje për ne si parti politike është çrregjistrimi. Kryetar i shtetit më mori nëpërkëmbë. Smë la të drejtën të votoj

Biba: Procesi i fletëve të votimit ka përfunduar. Kërkesa për çrregjistrim bie ndesh me normativën kushtetues. Fleta e votimit tashmë është e printuar. Pritet të vijne në Shqiperi duke qenë se është printuar jashtë vendi. Po të kthejmë fletën do linim pa u futur në zgjedhje dhe partitë e tjera qe duan të futen në zgjedhje. Në kod zgjedhor nuk parashikohet mundesia për t’u tërhequr.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nisin prishjet e banesave në Shkozë, shoqërohen 2 persona
Juventusi mbi të gjithë, i vetmi ekip në Europë që s’ka pësuar disfatë
Ky është 9 vjeçari shqiptar më i zgjuar (VIDEO)
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media