Home Shqipëri
Pas përgjimeve të "Bild"/ Basha: Dy trishtimet e mia të kësaj të hëne
Basha e filloi teorikisht deklaratën e tij për mediat, teksa bëri të ditur sesi plaçkitja e Shqipërisë nga bota e malavitës ka bërë që shqiptarët të kuptojnë se Rama ka ardhur në pushtet prmes bashkëpunimit me krimin.

"Ato që kishte thënë PD" – tha Basha nuk janë besuar, por sot gjithçka është faktuar". Sips Bashës, "dhunën e padrejtë që është hedhur nga të gjithë, qeveritarët e korruptuar, mercenarët politikë, por nuk e shikonte Rama, e panë shqiptarët, si prova të atyre që ishin thënë që prej ditës së djegies së mandateve’.

"Ndjehem keq, për vendin se ku kemi rënë. Jam i trishtuar se një votë kushton 4 mijë lekë. Jam i keqardhur për shtetin që kemi. Ky është dënimi më i rëndë që i bëhet shqiptarëve, dënim që vjen nga një politikë që ka humbur besimin dhe ka humbur gjithçka" – tha Basha përpara medias.

Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës,

Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet të ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.

Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull. Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.

Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë. Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci. Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur.

Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm – ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë – tha Basha në pjesën e parë të deklaratës së tij për median, disa orë pas publikimit të gazetës gjermane "Bild".
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Meta i jep përgjigje akuzave të Ramës: Deklarata të bëra nën efektin e "dopingut"
Policët qëllojnë tifozin që u fut në fushë, Ronaldo bën të "fortin" (VIDEO)
Ministri Klosi zbulon shifrën e turistëve që kanë hyrë këtë vit në Shqipëri
Haradinaj në Hagë, reagon Vucic: Do të kthehet si hero
Aksident i rëndë në Fier, plagosen 3 persona

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media