Home Shqipëri
Thirrje e ISHP: Kujdes, merrni këto masa ndaj të nxehtit përvëlues
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot që në mënyrë që qytetarët të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave nga ora 11:00 deri në 17:00.

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I zënë pritë policit pasi kishte arrestuar njërin prej tyre një natë më parë, në pranga dy të rinjtë
Arrestimi i kreut të FRPD-së, PD njofton lëvizjen e radhës
Ishin shpallur të humbura, gjenden dy turistet në Bjeshkët e Nemuna
U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës
E RENDE/ Makina futet në lokal, plagosen 5 persona

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media