Home Shqipëri
Policia kap "tmerrin" e banorëve të Kavajës
Policia ka arrestuar një hajdut profesionist në Kavajë, i cili prej disa kohësh ishte kthyer në një shqetësim të madh për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth.

Bëhet fjalë për një 29 vjeçar, i cili ka kryer të paktën katër vjedhje të dokumentuara nga policia, ndërsa dyshohet se numri është më i madh për shkak të mos denoncimeve prej banorëve.

Njoftimi i policisë

Zbardhen 4 vjedhje banesash të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1” dhe bie në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ishin shpallur të humbura, gjenden dy turistet në Bjeshkët e Namuna
U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjes e qeverisë së Spanjës
E RENDE/ Makina futet në lokal, plagosen 5 persona
15 vjeçarja që po lufton me vdekjen niset drejt Turqisë, Rama jep lajmin e mirë
4 vite larg vajzës së saj, nëna shqiptare bën veprimin ekstrem

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media