Home Shqipëri
Panë derbin "El Classico" me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda kërkojnë burg për 3 gjyqtarët e Durrësit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 3 gjyqtarët e Durrësit që akuzohen për korrupsion.

Bëhet fjalë për Kliton Spahiun, Petraq Dhimitrin dhe Petrit Çenon, të cilët akuzohen se kanë dalë jashtë vendit me paratë e një biznesmeni.

Krimet e Rënda kanë kërkuar nga 3.5 vite burg për Spahiun dhe Dhimitrin, ndërsa për Çenin kërkuan 3 vite heqje lirie.

Organi i akuzës nuk ka kursyer as biznesmenin Namik Sadikun, për të cilin kanë kërkuar burg për 2 vite.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Policia zbarkon tek "Syri.net" dhe "Shekulli Online" pas lajmit për tërmetin
Ministrja e Mbrojtjes qëtëson qytetarët: Nuk parashikohen tërmete
Sizmologu Ormeni pas njoftimeve të rreme për termet: I ftoj qytetaret të jene të qetë
Një "fake news" derdh Tiranën rrugëve: Banorët kanë dalë jashtë pas thashethemit për një tërmet të madh (VIDEO)
Tërmeti krijon sërish panik në Tiranë, banorët dalin në rrugë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media