Home Shqipëri
“Më tha jam afër Durrësit, pastaj...”, miliarderi turk tregon bisedën e fundit me kapitenin e jahtit
Nedim Akyuz ka dhënë deklaratën e tij para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në lidhje me jahtin e tij që u gjet pa askënd në ujërat territoriale shqiptare pak ditë më parë.

“Sevgin Yavuz është kapiten i jahtit tim. Ishte nisur nga Budva për të marrë vëllanë tim në ishullin e Korfuzit, ku ndodhej me pushime. Hera e fundit që e kam telefonuar është kur ai ndodhej në Durrës.

Më tha që kam hyrë në ujërat territoriale shqiptare dhe jam afër Durrësit. Një moment, më tha që nuk kishte shumë valë telefoni, ky ka qenë dhe kontakti im i fundit me të”, tha ai duke theksuar se se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale.

Alyuz ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes.

Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtjen e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje.

Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Policia zbarkon tek "Syri.net" dhe "Shekulli Online" pas lajmit për tërmetin
Ministrja e Mbrojtjes qëtëson qytetarët: Nuk parashikohen tërmete
Sizmologu Ormeni pas njoftimeve të rreme për termet: I ftoj qytetaret të jene të qetë
Një "fake news" derdh Tiranën rrugëve: Banorët kanë dalë jashtë pas thashethemit për një tërmet të madh (VIDEO)
Tërmeti krijon sërish panik në Tiranë, banorët dalin në rrugë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media