Home Shqipëri
Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Tiranë
Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë teksa iu ka sekuestruar armë dhe lëndë narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit E. D., 33 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis .Policia ndërkohë vijon hetimet për zbulimin e personave që dyshohet se bashkëpunojnë me dy të rinjtë, tashmë të arrestuar.

Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Aleati 2” Në pranga dy shtetas. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis. Komisariati i Policisë Nr. 6 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Aleati 2”, në kuadër të të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

– E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

Për shtetasit e lartpërmendur shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 dispononin informacion se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete. Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rëndohet bilanci në Durrës, 188 banesa dhe 9 pallate të krisura
Tërmetet shkundin Shqipërinë, mediat e huaja lajm të parë
Tërmet te Barcelona, Valverde pranë shkarkimit
Më i fuqishmi i 30 viteve të fundit, flet sizmiologu: Janë ndjerë mbi 300 lëkundje
Tërmeti apokaliptik: Instituti gjerman tregon sa rrezikohet Shqipëria

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media