Home Shqipëri
Tahiri nxjerr e-mailin sekret që iu dërgua prokurorit për Habilajt (FOTO LAJM)
Ka dalë në media e-maili sekret i ish-shefiy kundër krimit të organizuar në Vlorë, Gjergji Kohillas ndaj prokurorit Dritan Prençi ku i jepte informacion të detajuar për aktivitetin kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për Moisi e Florian Habilaj, por edhe Nezar Sehitaj.

A2 ka publikuar e-mailin në fjalë ku përmenden edhe emra të personazheve që akuzohen sot se janë pjesë e grupit të Tahirit që bënte trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë mbrojtjes me dyer të mbyllura, Tahiri i tregoi gjykatës email-in dhe shkresën përkatëse që daton më 29 prill 2017, ku ish-shefi kundër krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohilla i dërgonte prokurorit Dritan Prençi informacion të detajuar për aktivitetin kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për Moisi e Florian Habilaj, por edhe Nezar Sehitaj.

Në këtë shkresë sugjerohet fillimi i një hetimi proaktiv dhe vënia në përgjim e disa numra telefonik pasi policia e Vlorës nuk mund t’i gjurmonte këta persona.

Në fund të email-it, Policia e Vlorës është në pritje të vendimeve të prokurorit i cili më pas ngriti akuzë ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe 3 zyrtarëve të policisë. Një tjetër provë, që sipas Tahirit, tregon qartë se policia ka goditur vazhdimisht bandën e Habilajve është një operacion në Selenicë me urdhër të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Shkresa mban datën 10 qershor 2016, ku drejtori i policisë së Vlorës i kërkon stacionit policor Selenicë të marrin masa për evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga vëllezërit Habilaj në fshatin Vërmik.

Në informacionin e policisë, i cili është sekret thuhet se në këtë aktivitet vëllezërit Habilaj kishin aktivizuar edhe disa persona të armatosur nga Çolja.

Një ditë më parë, për ish-ministrin e Brendshëm Prokuroria kërkoi 8 vite heqje lirie për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin nga tërmeti
Të dhëna zyrtare: Ministria e Shëndetësisë jep informacion mbi gjendjen e të plagosurve
Pamje rrëqethëse: Çfarë la pas tërmeti apokaliptik (FOTO LAJM)
500 banorë kalojnë natën në çadra: Ishin momente të tmerrshme, nuk duam të kthehemi në shtëpi
Puna dhe dashuria, çfarë ka rezervuar fati për sot

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media