Home Shqipëri
Shqiptarët hyjnë me armë në një vilë në Itali duke vjedhur bizhuteri dhe 60 mijë euro
Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Interpol e me policinë shqiptare kanë vënë në pranga 3 shqiptarë dy meshkuj të moshës 32 e 38 vjeç e një grua 49 vjeçare. Ata akuzohen si autorë të një grabitje me armë në një vilë në komunën Fiano Romano në provincën e Romës, ekzekutuar më 4 maj të 2019.

Hetimet e operacionit të koduar “Colf” kanë zbardhur se me ndihmën e 49 vjeçares shqiptare, e cila punonte në këtë vilë, grabitësit të maskuar kanë hyrë dhunshëm në vilë e nën kërcënimin e armëve kanë detyruar pronarët e vilës të dorëzojnë bizhuteri e para në vlerë 60 mijë euro.

Në të njëjtën natë kanë grabitur një automjet luksoz i modelit “Audi 3” nga një autosallon në komunëm e Capneas. Këtë automjet e kanë përdorur për t’u larguar nga vendngjarja.

Të nesërmen e grabitjes më datë 5 maj, automjeti i tyre është identifikuar nga Policia italiane, e cila është vënë nën ndjekje, por ka humbur gjurmët e grabitësve, të cilët gjatë largimit kanë braktisur një çantë brenda, të cilës gjendej një pistoletë e tipit Berreta me dy karikatorë me fishekë si dhe disa objekte floriri.

Automjeti i tyre u gjet i braktisur pas disa ditësh në provincën e Casertës.

Hetimet e policisë italiane u përqendruar në 49 vjeçaren shqiptare, e cila vazhdonte të punonte si ndihmëse shtëpiake në vilën e grabitur.

Dy grabitësit meshkuj janë identifikuar në Shqipëri e janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Romës. Ndaj 49 vjeçares është lëshuar urdhri i arrestimit shtëpiak.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Policia zbarkon tek "Syri.net" dhe "Shekulli Online" pas lajmit për tërmetin
Ministrja e Mbrojtjes qëtëson qytetarët: Nuk parashikohen tërmete
Sizmologu Ormeni pas njoftimeve të rreme për termet: I ftoj qytetaret të jene të qetë
Një "fake news" derdh Tiranën rrugëve: Banorët kanë dalë jashtë pas thashethemit për një tërmet të madh (VIDEO)
Tërmeti krijon sërish panik në Tiranë, banorët dalin në rrugë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media