Home Shqipëri
Pakt "Rama-Basha", Gazment Bardhi flet për konferencën e Metës
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur për konferencën e ditës së sotme të presidentit Meta.

I pyetur nëse ka një pakt mes kryeministrit Edi Rama, Bardhi e ka mohuar, duke u shprehur se nuk do të ketë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Bardhi thotë se nuk e kupton se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat.

“E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’I vënë fre kontrollit të kësaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në situatën e brendshme në Shqipëri.”

Gjithashtu, sekretari i përgjithshëm ka folur për hapjen e negociatave, duke u shprehur se ishin 5 kushte, për hapjen e bisedimeve, ndërsa tani kanë shkuar 7.

"Nuk e kuptova kështu deklaratën e presidentit të republikës. Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE. E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat.

Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’I vënë fre kontrollit të kësaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në situatën e brendshme në Shqipëri. Ne lobojmë që të hapen negociatat, si aspiratë e shqiptarëve për të qenë sa më parë pjesë e BE, por për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, shanset vijnë duke u zvogëluar.

Ishim me 5 kushte për hapjen e bisedimeve, kanë shkuar 7. Dhe të gjitha informacionet tona flasin që nga 7 mund të bëhen në 9 apo 10 kushte. Kjo tregon për hapa pas në procesin e negociatave me BE. Ne duam që të jetë një PO, se nuk është Po për qeverinë, është Po për shqiptarët, por të gjitha dyshimet tona janë se nuk ka për të patur një PO pa kushte. Pra, do të shtohen edhe më shumë kushtet"./oranews/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rëndohet bilanci në Durrës, 188 banesa dhe 9 pallate të krisura
Tërmetet shkundin Shqipërinë, mediat e huaja lajm të parë
Tërmet te Barcelona, Valverde pranë shkarkimit
Më i fuqishmi i 30 viteve të fundit, flet sizmiologu: Janë ndjerë mbi 300 lëkundje
Tërmeti apokaliptik: Instituti gjerman tregon sa rrezikohet Shqipëria

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media