Home Shqipëri
Plas në Bashkinë e Durrësit: Sherr me grushte për emërimet e reja
Pas zgjedhjeve të fundit që sollën rokadë në administratë, Durrësi ngjan me një situatë kaosi edhe brenda Partisë Socialiste.

Emerimet i kane ndarë socialistët durrsakë në dy kampe.

Mbledhjet e degës së PS në këtë rreth bëhen në atmosferë presioni dhe agresiviteti. Më i fundit takim me dyer të mbyllura, dy ditë më parë u realizua mes debateve të ashpra.

Abc news raporton se emërimet në bashkinë e Durrësit, kryesisht pas emërimit të nënkryetares Etleva Kondi, dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana, ka irrituar socialistët lokale.

Burimet bëjnë me dije se situata po përkeqësohet më shumë tani në prag zgjedhjesh për kryetar të Partisë Socialiste Durrës.

Janë dy klane socialistësh, ata që mbështesin kandidatin e vetëshpallur Ardit Kërtusha dhe grupi tjetër që mbron kryetarin aktual Luan Zaza.

Ky i fundit sipas burimeve disa ditë më parë u konfliktua me Armant Tragaj sekretar i këshillit bashkiak Durrës, pasi kanë propozuar shkarkimin e tij nga detyra që mban.

Tragaj i emëruar në këtë pozicion që prej 2016 nën siglën e LSI-së duket se nuk e ka pritur mirë propozimin për largim, vendim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak. Të dy burrat, Luan Zaza dhe Armant Tragaj janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"S'kam përgjegjësi!" Rama i qetë tall Nard Ndokën: Më të do hapeshin negociatat!
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
Ramës nuk i del inati me Macron: Ai duhet vetë të bëjë më shumë
I dështoi arratisja, Toma sfidon policët: Unë do dal nga këtu!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media