Home Shqipëri
Historia e 21-vjeçares që rrihej nga burri dhe familja e tij: Mos i lër shenja!
“Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.”

Kur Nela e njohu përmes Facebook-ut bashkëshortin e ardhshëm ishte 19 vjeç. E mbajti sekret lidhjen dhe kur prindërit e kundërshtuan fejesën , ajo u largua prej tyre.

Por gjatë një viti e gjysmë martese e reja u izolua në shtëpinë e re dhe nuk iu dha aspak ngrohtësia që gjendet në familje. Vajza ishte shumë larg rolit që kërkoi t’i jepte familja e re.

“Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha, kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri”, tregon gruaja.

Dhunën nuk ia kursyen as kur ishte shtatzënë.

“Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja”, rrëfehet Nela.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.

“Njoftova vjehrrën, i thashë o ma u bëra me djalë, por vjehrra më tha vetë ike.”

Sidoqoftë Nela ia dha edhe një mundësi ish-bashkëshortit dhe familjes së re, por ata kërkonin nga nusja vetëm bindje. Situata ishte e njëjtë ,madje u përkeqësua edhe ndaj prindërve të saj.

Ish-bashkëshorti i saj gjendet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek prindërit, të cilët përveç nipit të vogël jetojnë edhe ata me urdhër mbrojtjeje./tch/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
BE e shqetësuar për rivotimin e Kodit Zgjedhor, reagon McAllister
Jozefina Topalli nuk ndalet: Prezanton partinë më të re në Shqipëri
Vdekja e Konstantin Katsifas, mediat greke: Shqipëria po varros dosjen!
Qëndrojuni larg! 3 shenjat më arrogante të Horoskopit
Koronavirusi shpërthen në Fier, vetëm sot 66 raste të reja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media