Home Shqipëri
Letra e ministreve, Dade thumbon Ramën: Po luan me përfaqësimin e grave
Arta Dade është kthyer në një ndër kritiket më të mëdha të kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi ajo ka komentuar letrën e dërguar nga ministret e qeverisë Rama drejt Hollandës në Abc news.

Sipas ish-ministres Arta Dades, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

Dade tha se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet.

Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë.

Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë”, tha Dade, e cila shtoi se do të donte që ministret femra të merrnin një nismë ligjore për të mbrojtur gratë në shoqëri./albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Ka një problem në këtë vend...": Zbardhet argumenti kryesor pse Franca tha "JO" për Shqipërinë
Zbulohet data e inagurimit të "Arenës Kombëtare", caktohen edhe çmimet e biletave
Rama nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi: Faji i Francës dhe Gjermanisë
Rama flet pas disfatës së negociatave, qytetarët: Jep dorëheqjen!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media