Home Shqipëri
Gazetarja britanike fiton betejën 8 mujore me Policinë e Shtetit
Gazetarja dhe blogerja britanike, Alice Taylor fitoi betejën 8-mujore me Policinë e Shtetit, pas një konflikti gjyqësor që nisi në mars 2019 me refuzimin e autoriteteve për t’i rinovuar asaj lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Të mërkurën, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të pranojë padinë e gazetares Taylor për shfuqizimin e një gjobe prej 20 mijë lekësh, e cila sipas avokatit të saj mbrojtës mbante peng aplikimin për t’u pajisur me një leje të re qëndrimi.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative, Taylor e konsideroi gjobën të padrejtë dhe të pabazuar në ligj, ndërsa argumentoi se vonesa në aplikim ishte e justifikuar me problemet e saj shëndetësore gjatë shtatzanisë, të cilat ua kishte bërë me dije punonjësve të zyrës së emigracionit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkoi rrëzimin e padisë, duke pretenduar në gjyq dënimi administrativ ishte i bazuar në ligj.

Pas vendimit të lexuar nga gjyqtarja Semiramis Hoxholli, gazetarja Taylor i tha BIRN se procesi kishte qenë një barrë e jashtëzakonshme për të, por ndjehej falenderuese që logjika dhe drejtësia mbizotëruan.

“Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar nga vendimi i sotëm, “ tha Taylor për BIRN pas vendimit të gjyqtares Semiramis Hoxholli.

“Për gati tetë muaj kam qenë nën presionin dhe intimidimin e sjelljes së policisë kufitare. Shëndeti, siguria dhe jeta ime familjare kanë qenë të kërcënuara. Sikur të mos mjaftonte kjo, m’u desh të luftoja kundër lajmeve të rreme të publikuara për mua dhe me deklaratat e false të policisë dhe Ministrit të Brendshëm në adresën time,” shtoi ajo për BIRN.

Alice Elisabeth Taylor, blogere e The Balkanista dhe kontribuese në median online Exit jeton dhe punon në Shqipëri prej më shumë se një viti. Përveç problemeve me lejen e saj të qëndrim

it, në mars 2019 Taylor u bë gjithashtu target i një fushate denigruese online, ku një mori portalesh pro-qeveritare e akuzuan atë si “spiune ruse”.

Fushata online kundër Taylor u denoncua në platformën e Këshillit të Europës për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve si dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ./reporter.al/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Konflikti Katalonjë–Spanjë, Guardiola: Europa të na ndihmojë të zgjidhim konfliktin
Basha: Rama puthet me Mogherinin e thotë plastë armiku
Negociatat/ Basha: Gjermanët thanë "po" nga opozita, Rama dështoi
Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"S'kam përgjegjësi!" Rama i qetë tall Nard Ndokën: Më të do hapeshin negociatat!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media