Home Shqipëri
Pas katolikëve, reagojnë dhe myslimanët: BE s'na i ka mbyllur dyert pse mbrojmë familjen
Ditën e djeshme ministret e qeverisë Rama i dërguan një letër të hapur qeverisë Hollandeze.

Pas lajmit për këtë hap të ministreve, ka pasur reagime të forta dhe kritika të hapura.

Pas komunitet të krishterë në Shqipëri, ka reaguar edhe komuniteti Mysliman.

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli shkruan në rrjetet sociale se BE sna i ka mbyllur dyert sepse duam të mbrojmë familjen.

POSTIMI Në RRJETET SOCIALE

Profeti Muhamed a.s në Hutben e Lamtumirës na le amanet familjen:
"Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso­nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit."

Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të thjeshtë dhe ata me përgjegjësi publike, rruga e Shqipërisë është Europa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë!

Vonesat drejt kësaj rruge nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision.

Europa është qytetërimi i vlerave, shtetit të së drejtës dhe lirisë!
Europa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë përshkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato.
Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishtë mbi 5-mijë. Ky është një krim!

Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare.

Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t'u integruar në Europë.

Shqipërisë i duhet të luftoje me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës!
Myftiu i Tiranës,
Lauren LULI
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Basha: Rama puthet me Mogherinin e thotë plastë armiku
Negociatat/ Basha: Gjermanët thanë "po" nga opozita, Rama dështoi
Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"S'kam përgjegjësi!" Rama i qetë tall Nard Ndokën: Më të do hapeshin negociatat!
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media