Home Shqipëri
Pas takimit, Rama darkë me Vuçiç dhe Zaev
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Novi Sad të Serbisë, ku ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pas takimeve, Rama ka darkuar me Vuçiç dhe Zaev, të cilëve iu është bashkuar dhe kryeministrja serbe, Brnabiç.

Në përfundim të takimit dy ditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"S'kam përgjegjësi!" Rama i qetë tall Nard Ndokën: Më të do hapeshin negociatat!
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
Ramës nuk i del inati me Macron: Ai duhet vetë të bëjë më shumë
I dështoi arratisja, Toma sfidon policët: Unë do dal nga këtu!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media