Home Shqipëri
Ngjela: Kushtet e Merkel kërkojnë eleminimin e Ramës
Avokat Spartak Ngjela thotë se hapja ose jo e negociatave lidhet me reformën në drejtësi.

Ngjela tha se kushtet e Gjermanisë kërkojnë eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe Edi Ramën.

“Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë.

Kushtet janë në favor të shqiptarëve.

9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe tja vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi.

Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta.

Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. IK”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Negociatat/ Basha: Gjermanët thanë "po" nga opozita, Rama dështoi
Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"S'kam përgjegjësi!" Rama i qetë tall Nard Ndokën: Më të do hapeshin negociatat!
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
Ramës nuk i del inati me Macron: Ai duhet vetë të bëjë më shumë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media