Home Shqipëri
Ra në humnerë, shkodranët shpëtojnë turistin
Një aksident ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Prekal teksa shkon për Dukagjin, ku një turist ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kir teksa udhëtonte me motor.

Njoftimi i Policisë


Policia në bashkëpunim me banorët i shpëtojnë jetën një turisti zviceran, i cili ra në humnerën mbi Lumin Kir.

64 – vjeçari nga Zvicra duke udhëtuar me motoçikletë, del nga rruga dhe bie rreth 12 metra në humnerën mbi lumin Kir.

Rreth orës 19:30, në rrugën Shkodër- Bregu i lumit, në vendin e quajtur Prekal, shtetasi zviceran J. B., 64 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikletës dhe ka dalë nga rruga duke rënë rreth 12 metra në humnerën mbi lumin Kir.

Në sallën operative erdhi një telefonatë nga një banor i zonës i cili kishte parë ngjarjen. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan forcat e Policisë dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 64 – vjeçarit nga humnera duke e transportuar më pas në spital. Shtetasi zviceran ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spitalin Rajonal Shkodër

Policia e Shkodrës falënderon banorët e zonës për bashkëpunimin, kontributin dhe solidaritetin që treguan në këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera të ngjashme.

Policia është e angazhuar në shërbim të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve dhe fton cilindo që të kontaktojë në numrin 112 apo nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, për çdo problematikë ose shqetësim, duke premtuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Negociatat/ Basha: Gjermanët thanë "po" nga opozita, Rama dështoi
Rama-gazetares: Kur mjekra ime të bëhet më gjatë se flokët e tua do futemi në BE!
"S'kam përgjegjësi!" Rama i qetë tall Nard Ndokën: Më të do hapeshin negociatat!
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
Ramës nuk i del inati me Macron: Ai duhet vetë të bëjë më shumë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media