Home Shqipëri
46 kilogramë lëndë narkotike në makinë, kush është "i forti" që u kap në Durrës
Njkë 48 vjecar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi është kapur me një sasi lëndësh narkotike.

Ai po vinte nga Fushë-kruja drejt Durrësit me 46 kg lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas nga Fushë – Kruja po transportonte një sasi lënde narkotike drejt Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Rrethi”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi i mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Artikulli i medias së madhe gjermane: Si trukimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar
Rama fajëson Haradinajn e thumbon Albin Kurtin: Ti lë mënjanë poezitë
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Ka një problem në këtë vend...": Zbardhet argumenti kryesor pse Franca tha "JO" për Shqipërinë
Mocion mosbesimi në Kuvend pas përgjigjes negative? Rama përgjigjet i prerë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media