Home Shqipëri
Sherri nisi nga lidhja e dashurisë, kush është viktima në Kavajë (FOTO LAJM)
Detaje të reja janë zbardhur nga Kavaja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot në mëngjes qytetin.

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Dritan Hoxholli, ndërsa u plagos polici B.Toci. Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie pasi të dy burrat kishin lidhje me një grua që e kishte bashkëshortin emigrant në Gjermani.

Abcnews.al raporton se fillimisht Hoxholli ka tentuar të futet në shtëpinë e gruas duke përdorur derën e saj, por pasi ajo ka refuzuar ai është ngjitur nga pas pallatit duke shqyer grilën e ballkonit. Në këtë moment, në vendin e ngjarjes mbërrin polici Toci, i cili fillimisht ka debatuar me Hoxhollin.

Pas fjalëve ka qenë radha e përdorimit të armëve, ku burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht ishte viktima që qëlloi me kallashnikov në drejtim të Tocit.

Plumbat e kanë kapur këtë të fundit në qafë policin, i cili është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë Hoxhollin të vrarë në vend.

Toci është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ruhet nga policia, ndërsa trupi i Hoxhollit është dërguar në morgun e spitalit të Kavajës.

Ndërkohë viktima mësohet se kishte dy emra, Dritan Hoxholli dhe Tan Peza.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I dështoi arratisja, Toma sfidon policët: Unë do dal nga këtu!
Artikulli i medias së madhe gjermane: Si trukimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar
Rama fajëson Haradinajn e thumbon Albin Kurtin: Ti lë mënjanë poezitë
Dramë në Bruksel, Makron lëshon takimin pas kritikave nga shtetet tjera përse refuzoi Maqedoninë e Veriut
"Ka një problem në këtë vend...": Zbardhet argumenti kryesor pse Franca tha "JO" për Shqipërinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media