Home Shqipëri
"Duan gjak, duan të vrasin 1 nga ne, skenari është si i 21 janarit"
Situata në Atir është tensionuar ndërkohë që banorët shprehen se nuk do të ndalen.

Dhjetëra banorë të Astirit momentalisht po protestojnë para Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e disa të arrestuarve mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Mjaft të irrituar dhe me thirrjet: Polici e krimit, lironi djemtë tanë ata janë përpjekur të futen brenda ambienteve të kësaj drejtorie duke thyer dhe njërën derë.

Ndërkohë, një prej protestuesve shprehet se ky është një skenar i mirëmenduar nga Edi Rama për të destabilizuar vendin dhe për të justifikuar refuzimin e BE-së për çeljen e negociatave.

“Këta duan gjak, kanë bërë një skenar si ai i 21 janarit, të vrasin një nga ne dhe të justifikohen për destabilizimin e vendit”, thotë njëri nga banorët.

“Duan gjak, duan gjak”, janë thirrjet e banorëve të cilët ishin ‘preja’ e parë e ashpërsimit të Kodit Penal për personat që bllokojnë rrogën, ndryshime të cilat përfshijnë nga 3-5 vjet burg.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plas në PS, Xhafaj dhe Majko kritikojnë ashpër Ramën në mbledhje
"Të vrasin natën e të qajnë ditën", si e eliminoi djali i xhaxhait 55 vjeçarin në Dukagjin
Kapet autori i vrasjes në Shkodër
Edhe sikur Zvicër të bëhet Shqipëria, Franca do thotë "Jo"
Ekstremistët grekë thirrje për "mësymjen" e Shqipërisë për 1 vjetorin e eliminimit të Katsifas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media