Home Shqipëri
Rama nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi: Faji i Francës dhe Gjermanisë
Për herë të parë pas dhënies së "JO" nga BE për hapjen e negociatave, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Pavarësisht dështimit, kryeministri Edi Rama nuk mendon se problemi qëndron tek Shqipëria dhe politikat e saj, por tek përplasja mes Francës dhe Gjermanisë.

“Nëse duam të shikojmë drejt e në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet. Procesi po shkonte drejt një përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të një fronti që ishte për një “PO”.

Rama tha presidenti i Francës Emannuele Macron foli sot shumë shkoqur sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa e lidhi arsyen me reformimin e BE.


“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që na takon. Asgjë më shumë, por atë që kemi merituar. Dhe këtë nuk e them unë. Se themi ne, por tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE.

Por e kemi dëgjuar vet të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave të BE dhe kancelarja Merkel. Nga ana tjetër do t’ju them se kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim.

Kemi qenë në kontakt dje, madje kam komunikuar dhe me presidentin e Francës. Faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës e Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të një fronti që ish për një “PO”.

Ndërkohë që Gjermania bëri një përpjekje për të vendosur një ‘Por’ ‘PO’-së. Presidenti Francez i tha sot më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon që të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon një reformim të brendshëm të BE dhe transformim të vet procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv të horizontit të integrimit”, tha Rama. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ish-këshilltarja e Trump zbulon prapaskenat e tërheqjes së Kavalec: U lobua nga Shqipëria kundër saj
Aksident në Lezhë, përplasen dy makina
Kosova nuk i reziston Anglisë, e mbyll në disavantazh pjesën e parë (VIDEO)
Jo vetëm shtangist, Meta rrëfen se ka qënë edhe komentator ndeshjesh
Shkak prona, vëllezërit bëhen gati të vrasin njëri- tjetrin në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media