Home Shqipëri
Rrezikon 7 vite burg për lobimin rus, reagon për herë të parë Basha
Ditën e sotme Basha është shpallur i panderuar nga Prokuroria për dosjen e lobimit rus.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë nga Kruja lidhur me thirrjen e tij si i pandehur për çështjen e pastrimit të parave dhe lobimit rus në SHBA ku tha se akuzat ndaj tij janë të turpshme.

“Rama gënjeu për dy vite me radhë. 90% e gënjeshtrës u çmontua, 10% e pjesës tjetër do të çmontohet në Gjykatë.m Akuzat e Prokurorisë të urdhëruara nga Rama u tërhoqën.

Prokuroria e urdhëruar nga Edi Rama u tërhoq. Akuzat e pastrimit të parave janë të turpshme. Këto janë gënjeshtra. Rama tha se kishte prova për pastrim parash, vetëm që të heqë vëmendje nga dosjet e bujshme të vjedhjeve të votave.

Tha se ka dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që doli ishte se ishte akuzë e qesharake dhe e turpshme. Tha se kishte dokumente hetimi ndaj PD, por nuk doli kështu. Prokuroria është detyruar të pranojë problemet. Edhe atë dosje në gjykatë do ta çmontojnë. Na akuzuan për pastrim parash, për mbështetje nga rusët etj. Ra 90 përqind. Atë 10 përqind do e zbërthejnë”,- tha Basha./albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohen biznese të tjera të italianit që mashtronte shqiptarët për punë
Domosdoshmëria e Legalitetit
"Ishte majë gardhit", Fevziu tregon tmerrin në rrugën e Milotit
Gazetari zbulon lidhjen e Arbër Çekajt me shtetin: I financuan kompaninë
Vajza e divorcuar e djemtë trafikantë, pse iu vu tritoli banesës në Gjirokastër?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media