Home Shqipëri
Bushati zgjidhet kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE për zgjedhjet në Bjellorusi
Ditmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 17 nëntor.

Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së bëhet e ditur se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë, do të kryesohet nga Ditmir Bushati, një diplomat me eksperiencë, i cili ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së.

Vetë Ditmir Bushati shprehet se: “ ne jemi një grup i madh vëzhgues, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vijmë nga nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe të paanshëm të zgjedhjeve.

Misioni vëzhgues i Asmablesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Europës.

Këto janë zgjedhjet e 10-ta që ekipi i AP të OSBE-së vëzhgon në Bjellorusi që nga viti 1995 dhe raporti paraprak i misionit vëzhgues do të prezantohet nga Bushati në një konferencë për shtyp në Minsk në 18 nëntor.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohen biznese të tjera të italianit që mashtronte shqiptarët për punë
Domosdoshmëria e Legalitetit
"Ishte majë gardhit", Fevziu tregon tmerrin në rrugën e Milotit
Gazetari zbulon lidhjen e Arbër Çekajt me shtetin: I financuan kompaninë
Vajza e divorcuar e djemtë trafikantë, pse iu vu tritoli banesës në Gjirokastër?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media