Home Shqipëri
Atentati ndaj prokurorit, Forcat Operacionale zbarkojnë në Elbasan
Forcat e Posaçme Operacionale kanë zbarkuar në Elbasan pas atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë fokusuar në zonën mes Peqinit dhe Rrogozhinës, pikërisht në qytetin e Elbasanit.

Mbrëmjen e kaluar Policia e Shtetit zbarkoi në Lushnjë për të vënë në pranga Julin e Pashakos, i njohur për rekorde kriminale, por policia nuk arriti ta vinte në pranga.

Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes.

Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I mbijetoi luftës me COVID-19, Silva Bino mesazh qytetarëve (VIDEO)
Furnizonin me "mall" zonën në Tiranë, si u kapën dy të rinjtë
Nga "takimi" me Skënderbeun te jeta familjare, Elisa Spiropali rrëfehet si asnjëherë (FOTO&VIDEO)
Policia me drager, nami me shpejtësi në rrugët e Tiranës
Zjarri i madh pushton servisin në Elbasan, shkrumbohen makinat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media