Home Shqipëri
Kjo është mikpritja që iu bë Alvin Berishës nga fqinjët: Mirë se erdhe kampion!
Mëngjesin e së premtes Alvin Berisha mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.


Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë.

Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.


Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar.

Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës.

Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripi
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në "mbrojtje të Republikës"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media