Home Shqipëri
Gjeti makinën me targa false? Pse e kërkon policia Julin e Pashakos
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përfshirjen e Julian Sulos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se Sulo, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos dyshohet se ka siguruar grabitjen e makinës dhe të targave me të cilën u sulmua prokurori.

Ai u shpall në kërkim nga Policia si një nga personat kyç në atentatin ndaj Ndojas dhe tashmë dyshimet janë se në mos si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, Sulo ka siguruar mjete që u kanë ardhur në ndihmë personave që sulmuan prokurorin Ndoja, Pëllumb Muharremin dhe Andi Malokun, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Spitalin e Traumës, pas gjashtë ditësh agoni.

Por Juli i Pashakos u shfaq në një lidhje telefonike në Abc Neës ku tregoi se këto ditë kishte qenë në Turqi dhe s’e nuk ka lidhje me atentatin.

“Sot erdha se kam qenë për vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi,”– tha ai ndër të tjera.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripi
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në "mbrojtje të Republikës"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media