Home Shqipëri
Me 173 km/h në Tiranë, shoferët përdorin rrugën si pistë avioni (VIDEO)
Duket se shoferët shqiptarë nuk kanë të ngopur me gjoba për shkak të shpejtësisë.

Kështu mbrëmjen e djeshme policia ka vijuar patrullimet në autostradën që del nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë në vetëm 180 minuta kontroll me radar gjatë natës së mbrëmshme duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste te shpejtësisë tej normave te lejuara qe varionin nga 140 km/h deri ne 173 km/h.

Këtyre personave u është hequr pantenta por megjithatë janë kthyer pranë familjes shëndoshë e mirë. Në fund të njoftimit policia ka dhënë edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“Stop shpejtesise fluturuese para se aksidenti tju ndalojë juve. Gjithmone kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni”, shkruan njofton policia. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripi
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në "mbrojtje të Republikës"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media