Home Shqipëri
"Trupi i përzier me mbeturina bimore", kufomës në Durrës nuk i identifikohet dot gjinia
Një person është gjetur i vdekur gjashtë milje larg bregut të detit nga një peshkarexhë në qytetin e Durrësit.

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.

Ka qenë peshkarexha "Primo" që e ka gjetur kufomën teksa po kthehej nga gjuetia.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se nuk mund të përcaktohet as seksi dhe as mosha e viktimës, pasi trupi është i përzier me mbeturina bimore.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.

Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripi
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në "mbrojtje të Republikës"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media