Home Shqipëri
"Uau", policia britanike habitet pasi kap dy shqiptarët brenda "shtëpisë së hashashit" (VIDEO)
Dy shqiptarë janë arrestuar pasi kishin përshtatur në një apartament, fabrikë të “sofistikuar” për kultivimin e kanabisit. Apartamenti rezultonte se ishte me qira nga 2 italianë.

Kur policia ushtroi kontrollin në apartament gjeti më shumë se 300 bimë kanabisi të cilat kultivoheshin në çdo dhomë të apartamentit.

Policia angleze ka filmuar gjithçka që nga momenti i hyrjes në këtë apartament.

Prokurori që ka nën hetim këtë çështje njoftoi se ishin gjetur një sasi e konsiderueshme bimësh me lëndë narkotike të cilat ishin gati për tregtim.

Në video shihet momenti kur policia hyn në banesën e shqiptarëve dhe arreston në flagrancë Bekim Selmanin 27 vjeç, ndërsa ishte duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjithashtu në banesë u arrestua edhe 26 vjeçari Pashko Paluca.

Në total policia sekuestro 321 bimë narkotike. Mësohet se Pashko nuk ka pranuar tu përgjigjet pyetjeve ndërsa Selmani ka thënë se do të fitonin rreth 5 mijë deri në 6 mijë paund kur bimët të maturoheshin. Ndërkohë ata kanë refuzuar të thonë se për kë punonin.

Autoritetet angleze kanë ngritur hetimet dhe dyshohet se në këtë aktivitet janë të përfshirë më shumë persona. /abcnews.al
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripi
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në "mbrojtje të Republikës"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media