Home Shqipëri
Iu bë kontroll në makinë, çfarë iu gjet fshehur që e fundosi 34-vjeçarin
Një 34-vjecar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi është kapur me armë pa leje në automjetin e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, falë dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 34 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Shkodër.

Nga kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

“Shërbimet e forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër në bashkëpunim shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme.

Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet policore kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas po qarkullonte dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model “Walther” me një krehë me 15 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes! Këta individë nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripi
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në "mbrojtje të Republikës"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media