Home Shqipëri
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Kryeministri në largim i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur rreth vendimit të tij për të mos u bërë pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës, ndonëse ka kandiduar për deputet dhe i ka siguruar votat e mjaftueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Haradinaj, i cili udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partisë nuk do t’i mungojë përkrahja e tij, përkundër mospërfshirjes së tij në grupin parlamentar të AAK’së.

“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, dhe deputetë të rinj…”, ka deklaruar Haradinaj në RTV21, të premten.


“Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se ka vendosur të mos bëhet deputet, që të jetë më i lirë në ushtrimin e postit të kryetarit të AAK’së.


“Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje”, ka deklaruar Haradinaj.

“Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”, është shprehur ai.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plane për të dalë? Mësoni fillimisht si do të jetë moti ditën e nesërme
Plas Humori: Buffonit i duket fëmija i mbijetuar nga tërmeti si Verrati (VIDEO)
Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"? Flasin qytetarët (VIDEO)
Bebe Rexha na la pa fjalë: Dua një djalë shqiptar, dasma të zgjasë 5 ditë
36 vjeçari përplaset për vdekje në Durrës, arratiset shoferi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media