Home Shqipëri
A do ketë një tjetër tërmet të fuqishëm? Profesori qetëson qytetarët
Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më termete.


Ai theksoi se pasgoditjet e termetit të 26 nëntorit janë në rënie. I pyetur nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore.


“Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmig po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë”, theksoi ai në ABC News.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të njëjtë por edhe shumë të ndryshëm, ku dallojnë femra dhe mashkulli Akrep
Erdogan mesazh Greqisë: Atyre që shohin ëndrra se ne do tërhiqemi, do u bëhemi makth!
COVID-19/ Rritet fluksi i të pacientëve, spitali Infektiv drejt mbarimit të shtretërve
Bashkia i heq rrugës emrin e heroit të Popullit, i vihet emri i vëllait të ish-kreut të bashkisë
Rama u sugjeroi t'i bënin vetë, mjeku: Maskat pa filtër, nuk kanë vlerë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media