Home Shqipëri
Malaj siguron: Ata që morën kredi për shtëpinë, siguracioni ua garanton 100%
ksperti në fushën e ekonomisë Arben Malaj, duke folur në studion e “Abc News” tha se të dëmtuarve nga tërmeti që e kanë marrë shtëpinë me kredi, siguracioni u garanton dëmshpërblim 100%.

Ai sqaron se është e rëndësishme që qytetarët, nëse kanë probleme me bankën private ti drejtohen asaj qendrore.

“Kush ka ankesë për shërbimet financiare duhet ti drejtohet Bankës së Shqipërisë, por edhe të na vënë në dijeni. Të gjithë ata që kanë marrë kredi për shtëpi duhet të dinë se banesat e tyre janë të siguruara”, u shpreh Malaj.

“Tërmeti më i madh që po na vret deri tani është tërmeti i frikës, kultura jonë e sjelljes duhet të ndryshojë, sepse nëse njerëzit kanë krize psikologjike, kjo duhet të menaxhohet. Duhet një ndihmë financiare e menjëhershme që qeveria e bëri. Të krijohet solidariteti social që asnjë të mos vuajë, institucionet të fokusohen aty ku ka ndodhur fatkeqësia”, deklaroi Malaj.

“Shoqata e Bankave duhet të nxjerrë njoftime edhe më të qarta, të sqarojnë çdo qytetar. E vetmja gjë e rëndësishme është të krijojmë një realitet të ri ekonomik dhe social”, tha ai më tej.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plane për të dalë? Mësoni fillimisht si do të jetë moti ditën e nesërme
Plas Humori: Buffonit i duket fëmija i mbijetuar nga tërmeti si Verrati (VIDEO)
Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"? Flasin qytetarët (VIDEO)
Bebe Rexha na la pa fjalë: Dua një djalë shqiptar, dasma të zgjasë 5 ditë
36 vjeçari përplaset për vdekje në Durrës, arratiset shoferi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media