Home Shqipëri
Sizmiologu: Ja pse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi
I ftuar në emisionin "Opinion", ku u diskutua historiku i fatkeqësive natyrore në Shqipëri, sizmiologu Rrapo Ormeni shpjegoi përse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi megjithëse ai nuk është më i forti i regjistruar në Shqipëri.

“Tërmeti më i fortë i regjistruar është ai i vitit 1979. Ky tani ishte më i frikshmi sepse ne që jemi sizmologë e mendojmë që zgjatja do të jetë 5, 15 apo 20 sekonda. Unë prisja të mbaronte kurse ai vazhdonte. Ishte shumë i gjatë jashtë tipikes. Zgjatshmëria vjen nga thellësia dhe nga madhësia e thyerjes. Sa më i thellë është aq më i gjatë është", shpjegoi eksperti.

Sipas Ormenit, tërmeti bëhet më shkatërrimtar edhe në varësi të truallit dhe se në zonën e Kënetës në Durrës sipas studimeve nuk duhej ndërtuar.


“Dëmtime më të mëdha në toka të buta të ngopura me ujë. Studimi mikrozonik thotë se në zonën e kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar”, vijoi Ormeni.

“Në Tiranë nuk ka arsye ketë panik pasi është 35 kilometra, këtu vjen 1.5 herë më i ulët. Tirana ka truall më të qëndrueshëm. Magnituda e niveleve maksimal në Tiranë është e vogël”, u shpreh Rrapo Ormeni.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plane për të dalë? Mësoni fillimisht si do të jetë moti ditën e nesërme
Plas Humori: Buffonit i duket fëmija i mbijetuar nga tërmeti si Verrati (VIDEO)
Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"? Flasin qytetarët (VIDEO)
Bebe Rexha na la pa fjalë: Dua një djalë shqiptar, dasma të zgjasë 5 ditë
36 vjeçari përplaset për vdekje në Durrës, arratiset shoferi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media