Home Shqipëri
Dorëzohet dosja, SPAK nuk e merr përsipër vrasjen e Kacifas në Bularat
SPAK në Gjirokastër ka dorëzuar dosjen e vrasjes së Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA.

Vendimi është marrë pak kohë më parë nga Prokuroria e Posaçme, duke bërë që për dosjen në fjale të shpallet moskopetenca dhe të çohet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Gjirokastrës.

Prokuroria e Gjirokastrës ka në organikën e saj vetëm dy prokurore dhe ende nuk është marrë në analizim prej tyre. Dy prokurorë në Gjirokastër përballojnë 1500 çështje të regjistruara në vit. Por çështja ende nuk është marrë në shqyrtim nga prokurorët e Gjirokastrës, kështu që aktualisht, dosja është pa prokuror.

Kacifas u vra më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018.

Grupi hetimor që kishte më herët në dorë dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë të shkrirë dhe të shndërruar në SPAK, arritën në konkluzionin se Reparti RENEA nuk shkeli ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit më 28 tetor 2018 kur neutralizoi ekstremistin Kostandino Kacifas që qëllonte me armë ndaj policisë në Bularat të Gjirokastrës.

Kallëzimin e bënë familjarët e tij, të cilët pretendojnë se policia e vrau atë edhe pse mund ta shmangte vrasjen duke e plagosur. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë tregon dhimbja e kokës në mëngjes
Sokol Balla i zë punën në çdo televizion? Përgjigjet hapur Rudina Xhunga
Mjaltë dhe kanellë, pse ky kombinim çudibërës i sjell kaq shumë dobi organizmit?
Beqaj publikon videon e të rinjve që festojnë në club: Shkelje ligji, ofenduese! (VIDEO)
Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Shqipëria pret një përmbysje të madhe!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media